fcbarca-ks.tk

Nuk jeni i regjistruar . Atherë regjistrohuni ketu dhe postoni .Faliminderit qe po kaloni kohen e Lir ne forumin toN .

WWW.FCBARCA-KS.TK


    Barcelona palnifikon blerjen e disa talenteve te ri

    Share
    avatar
    Leo-Krkic
    Admin
    Admin

    Numri i postimeve : 193
    Reputation : 13
    Join date : 03/05/2010
    Location : N`camp Nou

    Barcelona palnifikon blerjen e disa talenteve te ri

    Mesazh nga Leo-Krkic prej Fri Jun 04, 2010 7:19 pm

    Nuk është vetëm blerja e David Villës dhe Cesc Fabregas objektiv i Barçës për këtë verë.
    Stafi i Barçës planifikon blerjen e disa talentëve premtues që në të ardhmen do të mund të shndërroheshin në lojtarë të mëdhenj. Çmimi i tyre tani për tani nuk është shumë i lartë, e që do të mund të ngritjes disa fish pas disa vjetësh.

    Barça si fillim planifikon blerjen e një mbrojtësi ansësor të djathtë, alternativë e brazilianit Alves. Në këtë listë janë disa emra, moshë e re, me potencial të madh.
    Njëri ndër ta është mbrojtësi i djathtë i Ajaxit, Gregory van der Wiel (22). Emra tjerë për këtë pozitë janë edhe César Azpilicueta (20) i Osasunës, argjentinasi Cristian Ansaldi (23) i Rubin Kazan, braziliani Rafinha (24) i Schalke 04, Juan Torres Cala (20) i Sevillës.

    Në anën e majtë të mbrojtjes, francezi Gaël Clichy (24) i Arsenalit, dhe uellsiani Gareth Bale (20) i Tottenham Hotspur janë caqet kryesore të Guardiolës.

    Në rast të largimit të Yaya Toure nga skuadra, Barça planifikon blerjen e pasuesit të tij. Kandidati kryesor për këtë pozitë është francezi Moussa Sissoko (20) që luan tek Toulouse.
    Në mesfushë, një talent mjaft i dashur nga Guardiola, është edhe belgu Eden Hazard (19) i Lille, mirëpo është më vështirë pasi që Zidane e kërkon me çdo kusht tek Real, e që ka ndikim të madh tek vet lojtari.

    Në sulm, dy talentët e Werder Bremen: Marko Marin (21) dhe Mesut Özil (21) janë objektiva të skuadrës.
    Opcione tjera mbeten edhe Juan Manuel Mata (22) i Valencias, Ángel di María (22) i Benficas dhe David Silva i Valencias (24), por që kushton shumë më shtrenjtë.


    _________________


    FCB .Catalonia . Blaugrana

      Ora është Fri Dec 15, 2017 7:38 pm