fcbarca-ks.tk

Nuk jeni i regjistruar . Atherë regjistrohuni ketu dhe postoni .Faliminderit qe po kaloni kohen e Lir ne forumin toN .

WWW.FCBARCA-KS.TK


    BARÇA, MË E ‘POPULLUARA’ NË BOTËROR

    Share
    avatar
    messi-pedro
    SuperModerator
    SuperModerator

    Numri i postimeve : 36
    Reputation : 0
    Join date : 04/05/2010
    Age : 22

    BARÇA, MË E ‘POPULLUARA’ NË BOTËROR

    Mesazh nga messi-pedro prej Thu Jun 10, 2010 11:24 am




    Barcelona është ekipi më i ‘populluar’ nga futbollistët në Botërorin 2010. Kampioni i Spanjës, në Afrikën e Jugut përfaqësohet nga 14 futbollistë, prej tyre plot 8 do të luajnë për Spanjën. Për shkak të lëndimit të disa lojtarëve, Chelsea ka rënë në pozitën e dytë, me 12 futbollistë që do të luajnë në këtë eveniment.


    Barcelona e ka fituar epitetin e ekipit më të ‘populluar’ në Botërorin 2010. Në Afrikën e Jugut janë plot 14 futbollistë të ekipit të Pep Guardiolas, që do t’i përfaqësojnë vendet e tyre. Disa prej këtyre lojtarëve kanë mundësi të mira ta fitojnë këtë kompeticion, pasi që përfaqësojnë ekipe të forta si Spanja, Argjentina apo Brazili.
    Kampioni i Spanjës e ka thyer rekordin e vet, të cilin e kishte arritur në botërorin Franca 98. Në Botërorin 2010 ishin 13 futbollistë të ekipit katalunas, që do të merrnin pjesë në eveniment, por atyre u është shtuar edhe përforcimi i fundit, David Villa, që e ngriti shifrën në 14.
    Nëse llogariten vetëm futbollistët spanjollë, atëherë Barcelona me të vërtetë do ta përfaqësonte më së shumti Spanjën. Ekipi i Vicente del Bosque ka plot 8 futbollistë të klubit Blaugrana në ekip: Viktor Valdez, Zherard Pike, Karles Pujol, Andres Iniesta, Çavi, Serxhio Buskets, Pedro dhe David Vilja. Vetëm një ekip që mund t’i afrohet kontingjentit të një përfaqësueseje, përpos Barçës, është ai grek Panathinaikos.
    Barça po ashtu ‘përfaqësohet’ te Franca me dy lojtarë: Tieri Henri e Erik Abidal; tek Argjentina me Leo Messin; te Brazili me Dani Alvesh; te Bregu i Fildishtë me Jaja Ture dhe te Meksika me Rafa Markez.
    Kësaj liste do t’i shtohej edhe meksikani Xhonatan dos Santos, por në çastet e fundit trajneri i Meksikës, Havier Aguire, kishte vendosur ta linte jashtë talentin e ri, i cili gjithashtu luan në ekipin e të rinjve të Meksikës. Që Barça është ekipi më i përfaqësuar në Botëror është edhe falë mundësisë që ua dha trajneri Del Boske dyshes Valdes-Pedro, që nuk ishin ftuar më parë.
    Mirëpo, Barça duhet t’u falënderohet edhe lëndimeve të futbollistëve të skuadrës angleze të Çelzit, ekip ky që kishte më së shumti futbollistë të ftuar nga 32 kombëtaret, por që u hendikepua pas lëndimeve të Mihael Ballakut, Mikael Esienit, Xhon Obi Mikelit, Hose Bosingvas dhe Didier Drogbas (në dyshim), duke mbetur me 12 futbollistë që do t’i luajnë në Botëror.
    Pastaj renditet Liverpuli, që në Botëror do të ketë spanjollët Pepe Reina dhe Fernando Tores, argjentinasët Havier Maskerano e Maksi Rodrigez, holandezët Dirk Kajt e Rajan Babel dhe anglezët Glen Xhonson, Stiven Zherard dhe Xhemi Karager. Kjo listë përcillet nga Real Madrid, Bajern Munih, Inter, Arsenal, Panathinaikos, Totenham dhe Volfsburg.

      Ora është Fri Dec 15, 2017 7:40 pm