fcbarca-ks.tk

Nuk jeni i regjistruar . Atherë regjistrohuni ketu dhe postoni .Faliminderit qe po kaloni kohen e Lir ne forumin toN .

WWW.FCBARCA-KS.TK


    CESKU KËMBËNGUL: MË LEJONI TË LARGOHEM!

    Share
    avatar
    messi-pedro
    SuperModerator
    SuperModerator

    Numri i postimeve : 36
    Reputation : 0
    Join date : 04/05/2010
    Age : 22

    CESKU KËMBËNGUL: MË LEJONI TË LARGOHEM!

    Mesazh nga messi-pedro prej Sat Jun 12, 2010 12:55 pm




    Cesk Fabregas përmes telefonit ka kontaktuar trajnerin Arsen Venger duke kërkuar nga ai që të liroj atë për të kaluar te Barcelona, pohon gazeta “Sport”. Një gjë e tillë ka ndodhur në ditën e fundit para se Fabregasi me ekipin kombëtar spanjoll të largohet për në Afrikën e Jugut. Burime të afërta me Ceskun zbuluan se ai ka kërkuar nga drejtuesit e skuadrës së Arsenalit që të jenë më të realt në kërkesat e tyre drejt Barcelonës. Kapiteni i londinezëve nuk dëshiron që edhe në sezonin e ri të luaj për skuadrën e Arsenalit, ndërsa një gjë të tillë që më herët e ka të qartë edhe vetë trajneri Arsen Venger. Mësohet se sekretari teknik i Barcelonës, Begiristajn sot sërish do të ketë bisedime me kolegët nga Arsenalit për të shqyrtuar bisedën e Fabregasit me trajnerin Venger si dhe efektin nga kjo bisedë. Në rast se Begiristajn sheh përmirësime dhe vullnet te k drejtuesit e Arsenalit, atëherë nga “Kmp Nou” janë të gatshëm që të rishqyrtojnë një gjë të tillë duke ofruar një shumë tjetër për shërbimet e spanjollit. Ditë më parë presidenti në ikje, Johan Laporta kishte deklaruar se Fabregasi do të bëhet pjesë e Barcelonës edhe atë që para fillimit të Botërorit, “Afrika e Jugut 2010”.

      Ora është Tue Oct 17, 2017 6:49 pm