fcbarca-ks.tk

Nuk jeni i regjistruar . Atherë regjistrohuni ketu dhe postoni .Faliminderit qe po kaloni kohen e Lir ne forumin toN .

WWW.FCBARCA-KS.TK


    URUGUAI-FRANCA, NDAHEN PA GOLA

    Share
    avatar
    messi-pedro
    SuperModerator
    SuperModerator

    Numri i postimeve : 36
    Reputation : 0
    Join date : 04/05/2010
    Age : 22

    URUGUAI-FRANCA, NDAHEN PA GOLA

    Mesazh nga messi-pedro prej Sat Jun 12, 2010 1:02 pm




    Uruguai-Franca 0:0 Stadiumi "Green Point". Shikues: 64100. Gjyqtarë: Nishimura (Japoni).

    Ballafaqimi i dytë i Grupit “A” në mes Uruguait dhe Francës ka qenë mjaft interesant dhe me mjaft raste shënimi. Takimi mes tyre përfundoi pa gola (0:0). Franca e etur për të startuar me fitore dhe Uruguai vazhdimisht tentonte nëpërmjet ndonjë gabimit ta ndëshkoi rivalin, por asnjëra nuk ia arritën qëllimit që të shënojnë fitore në ndeshjen e parë. Në stadiumin "Green Point" të Cape Town ishin tubuar 64 mijë shikues dhe u ndanë të kënaqur me lojë, fatkeqësisht nuk pati gola. Në pjesën e parë të takimit të dyja skuadrat dëshironin golin e epërsisë, por qe asnjëra nuk ia doli këtij qëllimit. Forlan njëri nga sulmuesit më të rrezikshëm te Uruguait vazhdimisht ka mbajtur në ankth mbrojtësit e kombëtares së Francës. Edhe Franca nëpërmjet futbollistit Ribery e Evra, ky i fundit i lëvizshëm dhe i palodhur, por assesi nuk ia dolën të gjejnë golin. Në minutën e 60-të Ribery nuk ishte i saktë nga gjuajtja që dërgoi nga 20 metra, e cila përfundoi larg portës. Edhe Forlan ka qenë figura më e mirë e Uruguait, në minutën e 64-të nga gjuajtja e lirë rreth 30 metra nuk befasoi portierin francez. Rasti më ideal e pati Uruguai në minutën e 73-të, kur Forlan nga pozita e pastër 12-13 metra dërgoi gjujatje jashtë portës. Franca përfitoi në minutën e 81-të me një futbollist më shumë në fushë, pasi u ndëshkua me karton të kuq futbollisti Lodeiro, për shkak të ndërhyrjes së ashpër. Franca me gjithë epërsinë numerike të një futbollistit në fushë nuk ia doli të shënoi fitore, kurse Uruguai me një futbollist më pak u mbrojt me sukses dhe barazuan në ndeshjen e parë.

    Uruguai: Muslera; Godin, Lugano, Maximiliano Pereira, Victorino; Arevalo, Gonzalez (Lodeiro), Alvaro Pereira, Perez (Eguren); Forlan, Suarez (Abreu).

    Franca: Lloris; Abidal, Evra, Gallas, Sagna; Diaby, Gourcuff (Malouda), Toulalan; Anelka (Henry), Govou (Gignac), Ribéry.

    Grupi A
    Rezultatet
    Afrika Jugut-Meksika 1:1
    Uruguai-Franca 0:0
    Tabela
    1. Afrika e Jugut 1 0 1 0 1:1 1
    2. Meksika 1 0 1 0 1:1 1
    3. Uruguai 1 0 1 0 0:0 1
    4. Franca 1 0 1 0 0:0 1
    Në xhiron e dytë me 16 qershor takohen: Afrika e Jugut-Uruguai (20.30) dhe më 17 qershor Franca-Meksika (20.30).


    LLORIS OSE TOPI?
    Që nga fillimi i përgatitjeve për Kampionatin Botëror “Afrika e Jugut 2010”, portierët kritikuan topin Jabulani. Hugo Lloris gjat kësaj ndeshje në disa raste bëri gabime të cilat nuk guzon ti bëjë një portier i klasit të lartë . Topi në disa raste i ra nga dora portierit francez dhe për fat të francezëve Suarez, nuk arinte ta shfrytëzojë këtë gabim.

    STATISTIKAT URU - FRA
    Goditje: 6/12
    Goditje në kuadër të portës: 3/3
    Kontrollimi i topit: 47%/53%
    Ndërhyrjet (Foull): 13/20
    Asistime të sakta: 277/369

    LODEIRO TRAGJIK
    Mesfushori 21-vjeçar i skuadrës së Ajax Nicolas Lodeiro, nuk do ta mbajë mend për të mirë debutimin në garat e mëdha. Ai në lojë u inkuadrua në minutën e 63-të, të ndeshjes, ndërsa dy minuta më vonë u ndëshkua me karton të verdhë. Në minutën e 81 të kësaj përballje Loderio u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe para kohe i dha fund ndeshjes. Në fanellën e përfaqësues së Uruguait debutoi sivjet në përballjen eliminatore me Kostarikën.

      Ora është Sun Nov 19, 2017 3:53 pm