fcbarca-ks.tk

Nuk jeni i regjistruar . Atherë regjistrohuni ketu dhe postoni .Faliminderit qe po kaloni kohen e Lir ne forumin toN .

WWW.FCBARCA-KS.TK


    Gerard Pique .

    Share
    avatar
    Leo-Krkic
    Admin
    Admin

    Numri i postimeve : 193
    Reputation : 13
    Join date : 03/05/2010
    Location : N`camp Nou

    Gerard Pique .

    Mesazh nga Leo-Krkic prej Wed May 05, 2010 11:04 am



    Emri: Gerard Piqué
    Pozita: Mbrojtës
    Data e Lindjes: 02-02-1987
    Vendi i Lindjes: Barcelona
    Gjatësia: 192 cm
    Pesha: 85 kg
    Numri: 3

    Biografia

    Gerard Pique u kthye te Barcelona, te klubi i cili ka filluar të luajë futboll, në verën e vitit 2008, pas 3 sezoneve të kaluara te Manchester United dhe një te Real Zaragoza.

    Gerard Pique ka lindur më 2 Shkurt 1987 dhe që nga ato kohë ai është pjesë e FC Barcelona. Që kur ishte shum i vogël ishte pjesë e klubit kur pati 10 vjet ai u bashkua me ekipin e fëmijëve (FC Barcelona Alevin B).
    Nga atëherë ai ka luajtur për të gjitha kategoritë e klubit (Alevin B, Infantil B dhe A, Cadete B dhe A, dhe Juvenil B dhe A). Kur ka luajtur te Cadete B, trajner i tij ishte Tito Vilanova, me të cilin është bashkuar kur u kthye te ekipi i parë pasi që Vilanova është ndihmëstrajner i klubit. Gjatë gjithë asaj kohe duke mësuar dhe duke u rritur, Gerard Pique ka shfaqur aftësi të mëdha dhe është adaptuar shpejt në pozita të ndryshme në fushë dhe ka shfaqur që është i mirë në shënimin e golave edhe pse luan si mbrojtës.
    Në fund të sezonit 2003/04 ai u largua nga jeta e tij si një azulgran dhe u largua te Manchester United. Ai debutoi në Angli më 26 Tetor, vetëm 3 javë pas arritjes, në ndeshjen për kupën Carling në ndeshjen kundër Crewe Alexandra. Ai ka qenë me ekipin e Alex Ferguson në sezonin 2005/06 dhe në sezonin 2006/07 është huazuar te Real Zaragoza.
    Në sezonin e tij të vetëm te Zaragoza, Pique ka luajtur si mesfushor defanziv para 4 mbrojtësve. Katalani ka luajtur 22 ndeshje në La Liga, 18 nga to si startues dhe ka shënuar 2 gola. Gjatë asaj kohe ka luajtur së bashku me Gabriel Milito, me të cilin luan edhe tash te Barcelona.
    Sezonin 2007/08, Pique u kthye te Manchester United dhe me ta fitoi Ligën Angleze dhe Ligën e Kampionëve. Ai pati një sezon të paharrueshëm në Ligën e Kampionëve ku shënoi dy gola.
    Pique luan rregullisht në kombëtare me ekipin nën 21 vjeq. Ai ka luajtur në Kampionatin Botëror nën 20 vjet në vitin 2007 në Kanadë, në Kampionatin Evropian me ekipin nën 19 vjeq në 2006 në Poloni (ku Spanja fitoi) dhe në kampionatin Evropian në Francë me ekipin nën 17 vjeq në vitin 2004 (ku Spanja përfundoi në vendin e dytë).

    Profili

    Ai është mbrojtës shumë i madh (1.92m i gjatë dhe peshon 85 kilogram)
    Ana e tij fizike është e mirë dhe ai është shumë i shkathët në ajër. Ai e di se kur duhet të tregojë kualitetet e tij në sulm. Ai luan qendërmbrojtës, por mund të luajë edhe si mesfushor defanziv para 4 mbrojtësve, kështu ka luajtur te Real Zaragoza.

    KTO BIOGRAFI PER LOJTARET JANE TE PERKTYERA NGA WEBSAJTI OFFICAL I BARCELONES


    _________________


    FCB .Catalonia . Blaugrana

      Ora është Fri Dec 15, 2017 7:53 pm