fcbarca-ks.tk

Nuk jeni i regjistruar . Atherë regjistrohuni ketu dhe postoni .Faliminderit qe po kaloni kohen e Lir ne forumin toN .

WWW.FCBARCA-KS.TK


    Daniel Alaves .

    Share
    avatar
    Leo-Krkic
    Admin
    Admin

    Numri i postimeve : 193
    Reputation : 13
    Join date : 03/05/2010
    Location : N`camp Nou

    Daniel Alaves .

    Mesazh nga Leo-Krkic prej Wed May 05, 2010 11:11 am



    Emri: Daniel Alves da Silva
    Pozita: Mbrojtës
    Data e Lindjes: 6-5-1983
    Vendi i Lindjes: Juazeiro (Brazil)
    Gjatësia: 173 cm
    Pesha: 64 kg
    Numri: 20

    Biografia:

    Daniel Alves është një nga më të mirët, shumë i fuqishëm dhe pothuajse lojtari më i mirë në botë që luan në anën e djathë. Ai arriti te Barcelona në verën e vitit 2008, me 25 vjet pas 6 sezoneve të kaluara te Sevilla.

    Ai ka lindur më 6 Maj 1983 (Juazeiro, Brazil). Daniel Alves u bë lojtar i andaluzianëve në 2002 (u transferua nga Bahia e Brazilit), por në 2003/04 ai e tregoi veten shumë mirë. Alves ka luajtur 29 ndeshje dhe u bë zgjedhja e parë e klubit në anën e djathë dhe ndihmoi klubin të kualifikohet në Evropë.

    Pas një kohe ai u bë lojtari kryesor i Sevilla's në mbrojtje, por gjithashtu kontriboi shumë në sulm., dhe në 2005/06 fitoi kupën UEFA. Ai u emërua nga UEFA si lojtari më i mirë në Uefa Cup më 2005/06, dhe disa muaj më vonë, ndihmoi Sevillan që ta mposhte Barcelonën në Superkupën e Evropës.

    Në sezonin 2006/07, Braziliani vazhdonte të ishte shtylla qëndrore e ekipit, dhe ai fitoi UEFA Cup në Glasgow dhe gjithashtu Kupën e Spanjës.

    Një vit para transferimit te Barça, braziliani fitoi superkupën e Spanjës kundër Real Madrid dhe debutoi në Ligën e Kampionëve, me Sevillan ku përballoi fazën e grupeve dhe pastaj u eliminua nga Fenerbahçe. Në 2007/08 Alves ka luajtur 33 ndeshje në La Liga, me vetëm një ndeshje më pak se Navas që kishte mësë shumti paraqitje.
    Alves gjithashtu luan edhe për kombëtaren e Brazilit. Në verën e vitit 2007, ai luajti rol shumë të madh për fitimin e Kupës së Amerikës.

    Profili

    Ai është i gjatë 173 cm dhe peshon 64 kg. por Alves është një prezencë fizike në fushë, dhe mund të rrezikojë në qdo pjesë të fushës. Ai lodhet rrallë, dhe edhe në kombëtaren e Brazilit luan si mbrojtës anësor, ku udhëheq kombëtaren në anën e djathë, duke luftuar shumë si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Ai ka shënuar 8 gola për Sevilla'n gjatë ndeshjeve, ku është shumë i rrezikshëm me këmbën e djathtë dhe të majtë, dhe gjithashtu është vdekjeprurës në situatat më të vështira

    KTO BIOGRAFI PER LOJTARET JANE TE PERKTYERA NGA WEBSAJTI OFFICAL I BARCELONES


    _________________


    FCB .Catalonia . Blaugrana

      Ora është Fri Dec 15, 2017 7:57 pm