fcbarca-ks.tk

Nuk jeni i regjistruar . Atherë regjistrohuni ketu dhe postoni .Faliminderit qe po kaloni kohen e Lir ne forumin toN .

WWW.FCBARCA-KS.TK


    Rafel Marquez

    Share
    avatar
    Leo-Krkic
    Admin
    Admin

    Numri i postimeve : 193
    Reputation : 13
    Join date : 03/05/2010
    Location : N`camp Nou

    Rafel Marquez

    Mesazh nga Leo-Krkic prej Wed May 05, 2010 11:17 am




    Emri: Rafael Márquez Álvarez
    Pozita: Mbrojtës
    Data e Lindjes: 13-02-1979
    Vendi i Lindjes: Zamora (Meksikë)
    Gjatësia: 182 cm
    Pesha: 74 kg
    Numri: 4

    Biografia

    Rafael Marquez është lojtari i pare Meksikan qe luan per Barçen,qe kur arriti te Barça ne sezonin 2003-2004 ka mbyllur sezonin si nje nder perforcimet kryesore ne mbrojtje. Ecuria e tij e rinisë dhe arritjet e tij ne vitet e fundit e benë atë një ndër mbrojtsit më me shpresë ne Evropë.


    Karriera

    Fillimin e karrierës së tij në klubin Mexikan Atlas Guadalajara ka debutuar qysh ne moshen 17 vjeçare.Me Atlas Guadalajara luajti 3 vite(1996-1999). Në veren e vitit 1999 nënshkroi kontrat me klubin françez AS Monaco ku shumë shpejt u përshtat me lojen se si luhet ne Evropë.Në vitin 2000 fitoi titullin e Ligës Franceze me AS Monacon,ku u shpall mbrojtësi më i mirë n'Ligue 1. Në vitin 2003 klubi i tij (AS Monaco) fitoi Kupën e Ligës së Francës. Kapiten i Kombëtares së Meksikës i cili luajti ne vitin 1999 dhe 2001 ne Kupën e Amerikës.Në Kupën e Botës në Kore dhe Japan në vitin 2002 dhe së fundmi në Gjermani 2006 ku ishte Lideri i perfaqesueses se Mexikes.

    FC Barcelona

    Në verën e vitit 2003 nenshkroi kontratë me FC Barcelona ku debutoi për herë të parë me Barçen më 10 Gusht 2003. Që në hapat e parë me Barçen ai fitoi respektin dhe besimin e Frank Rajkardit dhe bëhet i rregullt ne formacionin bazë te Barçes. Në sezonin e parë ne klub ai behet njëri ndër lojtarët kyç te Barces, te cilët fituan te drejten e kualifikimit direkt ne Ligen e Kampioneve. Në sezonin 2004-2005 ai demostron shumëanshmëri.Lëndimet e Thiago Mottes dhe Edmilsonit e bënë atë qe ta nderroj rolin e tij qe ishte qender mbrojtës dhe te luaj si mesfushor defanziv, te cilen gje e kishte bere edhe kur luante edhe me AS Monacon dhe me kombëtaren ne te kaluaren.Ai provoi te jetë i jashtzakonshem para mbrojtjes dhe e ndihmoi Barçen ta fitoj titullin e La Ligës.

    KTO BIOGRAFI PER LOJTARET JANE TE PERKTYERA NGA WEBSAJTI OFFICAL I BARCELONES


    _________________


    FCB .Catalonia . Blaugrana

      Ora është Fri Dec 15, 2017 7:56 pm