fcbarca-ks.tk

Nuk jeni i regjistruar . Atherë regjistrohuni ketu dhe postoni .Faliminderit qe po kaloni kohen e Lir ne forumin toN .

WWW.FCBARCA-KS.TK


    Seyodu Keita

    Share
    avatar
    Leo-Krkic
    Admin
    Admin

    Numri i postimeve : 193
    Reputation : 13
    Join date : 03/05/2010
    Location : N`camp Nou

    Seyodu Keita

    Mesazh nga Leo-Krkic prej Wed May 05, 2010 11:23 am



    Emri: Seydou Keita
    Pozita: Mesfushor
    Data e Lindjes: 16-01-1980
    Vendi i Lindjes: Bamako (Mali)
    Gjatësia: 183 cm
    Pesha: 77 kg
    Numri: 15

    Seydou Keita u bë blerja e parë e bërë e Barcelonës për sezonin 2008/09. Lojtari nga Mali erdhi te Barcelona për të përforcuar mesfushën e azulgranëve.

    I lindur në Bamako (Mali) në 1980, Seydou Keita filloi të bënte emër në Evropë kur filloi të luante në Ligën Franceze. Ai u transferua te Olympique Marseille në sezonin 1999/2000 por aty qëndroi vetëm një vit dhe nuk pati shumë fat. Ai pastaj u bë lojtar i Lorient ku qëndroi dy vjet dhe fitoi kupën Franceze. Ai pastaj u transferua te Lens ku luajti për 5 sezone nga 2003/04 deri më 2006/07. Sezoni i tij i fundit në Francë ishte spektakular, ku u zgjodh lojtari i dytë më i mirë në Francë pas Florent Malouda.
    Pas 8 viteve në Francë, Keita u transferua te Sevilla në verën e vitit 2007 dhe ishte prezent pothuajse në të gjitha ndeshjet. Ai luajti 31 nga 38 ndeshje kurse në 29 prej tyre ishte startues. Ai shënoi 4 gola dhe u shfaq me kualitete të ndryshme, ai ka një gjuajtje shumë të fuqishme nga distancat e mëdha.
    Seydou Keita rregullisht që nga viti 2004 nuk ka munguar në ndeshjet e kombëtares.
    Me 'Shqiponjat' luajti në Kupën e Afrikës por Mali u eliminua në rundin e parë
    Megjithatë, karriera e tij me kombëtaren filloi që kur ishte shumë i ri dhe kishte rezultate të mira. Në fakt, Keita u shpall lojtari më i mirë në Kampionatin Botëror të mbajtur në Nigeri më 1999 për lojtarët që kishin më pak se 20 vjet. Mali në atë kohë përfundoi në vendin e tretë kurse fitues ishte Spanje me Xavi Hernandez.

    PROFILI

    Mesfushori nga Mali, është lojtar që i kombinon perfekt fuqinë fizike me aftësitë teknike dhe me aftësitë taktike. Edhe pse nuk është sulmues, Keita bën një gjuajtje perfekte me këmbën e tij të djathtë, veqanërisht nga distanca të largëta, ku me goditjet e tij kërcënon shumë portierët, ai para se të vinte te Barcelona, ka shënuar 15 gola në 2 vitet e fundit. Keita ofron shumë opcione në mesfushë: ai mund të luajë në rol më defanziv poashtu edhe ofanziv shumë mirë por mund të luajë edhe si mesfushor i majtë.


    KTO BIOGRAFI PER LOJTARET JANE TE PERKTYERA NGA WEBSAJTI OFFICAL I BARCELONES


    _________________


    FCB .Catalonia . Blaugrana

      Ora është Fri Dec 15, 2017 7:53 pm