fcbarca-ks.tk

Nuk jeni i regjistruar . Atherë regjistrohuni ketu dhe postoni .Faliminderit qe po kaloni kohen e Lir ne forumin toN .

WWW.FCBARCA-KS.TK


    Thierry Henry

    Share
    avatar
    Leo-Krkic
    Admin
    Admin

    Numri i postimeve : 193
    Reputation : 13
    Join date : 03/05/2010
    Location : N`camp Nou

    Thierry Henry

    Mesazh nga Leo-Krkic prej Wed May 05, 2010 11:34 am



    Emri: Thierry Henry
    Pozita: Sulmues
    Data e Lindjes: 17-8-1977
    Vendi i Lindjes: Sao Paulo (Brazil)
    Gjatësia: 188 cm
    Pesha: 83 kg
    Numri: 14

    Biografia:

    Thierry Daniel Henry, lindi më 17 Gusht të vitit 1977 në Les Ulis (Paris), Francë. Është lojtar francez. Thierry Henry luan në sulm. Luan për kombëtaren Franceze dhe për klubin FC Barcelona. Në Francë ka numrin 12 kurse te FC Barcelona numrin 14.

    Karriera

    Si lojtar futbolli filloi të luante në klubet akademike Franceze ne Clairefontaine. Dhe me tej ka luajtur per CO Les Ulis (1983–1989), pastaj për Palaiseau (1989–1990), Viry-Châtillon (1990–1992) dhe FC Versailles (1992–1993). Si profesionist ka filluar karrieren ne AS Monaco, ku aty debutoi per herë të parë ne vitin 1994 kur ishte 17 vjet. Ka luajtur ne krahun e majte te sulmit, Arsene Wenger e zbulon Henryn, shpejtesia e tij, kontroli i topit dhe pasimet thote se duhet te luaj si qender sulmues. Wenger ja ndërroj poziten Henrys kur Henry nenshkroi per Arsenal FC.

    Juventus

    Në Janar te vitit 1999, Juventus e merr Henryn kur ishte 22 vjerçar. Por nuk ishte ai Francezi qe Juve e deshironte. Juventus shpenzoi per Henryn 10.7 milion funte. Skuadra Italiane mendoi se kishte bërë gabim qe e blejti Henryn kështu që vendosen ta vendosnin në transferlistë. Në Qershor te vitit 1999 kalon te anglezet te klubi Arsenal FC per 11 milion funte.

    Arsenal

    Wengeri ja ndrron poziten Henry't duke e lene si sulmues. Tregoi ndeshje te mira. Ne sezonen 2000/2001 ka treguar shum ndeshje te mira dhe duke shenuar shume gola per Arsenal, dhe kane shkuar deri ne cerekfinale të Champions League. Në sezonin 2001/2002 ka shenuar 32 gola. Në sezonin 2002/2003 ka shenuar 42 golla në të gjitha ndeshjet dhe u shpall si lojtari me i mirë në Angli. Në Maj të vitit 2003, Henry zgjati kontratën me Arsenal deri në vitin 2007. Henry serish tregoi loje te mira ne sezonin 2003/2004, ku shenoi 44 golla, 30 golla vetem ne Ligen Angleze dhe kështu u shpall si lojtari më i mirë në Ligën Angleze. Po ashtu ai ishte shumë afër për të qenë lojtari më i mirë në botë, por ai u zgjodh i dyti kurse i pari ishte Zinedine Zidane. Në sezonin 2004/2005 ka shenuar 25 golla në Premier Ligë por edhe mungoi disa ndeshje per shkak te lendimeve po prape u shpall si gollashenuesi me i mire ne Angli.

    FC Barcelona

    Me 25 Qershor te vitit 2007, Thierry Henry transferohet te FC Barcelona per 16.1 milion funta ose 25 milion euro. Ai tha "Arsenali kurrë nuk do ta lija, por doja të luaja edhe te Barcelona". Ai te FC Barcelona e morri numrin 14 qe e kishte bartur edhe ne Arsenal. Ai debutoi në ndeshje miqësore kundër Dundee United ku humbi një penallti por topi iu kthye dhe shënoi golin e fitores. Në ndeshje zyrtare ai debutoi për herë të parë më 26 Gusht te vitit 2007, kunder Racing Santander ku Barcelona barazoi pa gola 0-0. Ai golin e pare e shenoi me 19 Shtator te vitit 2007 ne Champions League kunder Lyonit, ku Barcelona fitoj 3-0. Me 29 Shtator të vitit 2007 ne La Liga, kunder Levantes Henry shenoi 3 gola për Barcelonën

    KTO BIOGRAFI PER LOJTARET JANE TE PERKTYERA NGA WEBSAJTI OFFICAL I BARCELONES


    _________________


    FCB .Catalonia . Blaugrana

      Ora është Fri Dec 15, 2017 7:59 pm