fcbarca-ks.tk

Nuk jeni i regjistruar . Atherë regjistrohuni ketu dhe postoni .Faliminderit qe po kaloni kohen e Lir ne forumin toN .

WWW.FCBARCA-KS.TK


    Humor knaqnu tu kesh:)

    Share

    lumi

    Numri i postimeve : 18
    Reputation : 0
    Join date : 09/05/2010

    Humor knaqnu tu kesh:)

    Mesazh nga lumi prej Mon May 10, 2010 1:45 pm

    ktu muni me postu vetem humor;)

    lumi

    Numri i postimeve : 18
    Reputation : 0
    Join date : 09/05/2010

    Re: Humor knaqnu tu kesh:)

    Mesazh nga lumi prej Mon May 10, 2010 1:46 pm

    Qeveri e bujqësi



    O kabinet i qeverisë, dhe ti oj ndërtesë e gjatë,
    oborri i gjërë me lule, që thahen ditë e natë,
    Ju ministra bukuroshe, dhe ti oj para e kulluar,
    Kryeministër leshator, kapedan i paharruar.
    Do këndoj popullin që ju mbani e udhëheqni,
    o deklarata qesharake që mendjen ma dëfreni.
    Kosovë oj, nëna ime,
    ndonëse jam unë i korruptuar,
    makinat e shtrejta zemër,
    kurr s’i kam harruar.
    Kur dëgjonë erën e parasë, qysh e lë ministri kabinet’në,
    Ulërin dy a tri herë, edhe vrapon në atë ven(d)ë,
    Edhe në ia prefshin udhën 20 a 30 organizata,
    Paratë i merr me të bukura deklarata.
    Tek burojnë tenderat e nxehtë dhe paratë ta thejnë përditë,
    Veq të jesh ministër, e pak dallaverizëm me ditë,
    Se ministrat nuk vjedhin, ata janë melajqa,
    Ministri na thotë:”Shuni se u knaqa”…



    ------------------------------------------------------------------



    Fjalët e Kryeministrit”

    Në mes tuaj kam qëndruar,
    Ku rrenat kanë kulluar,
    Që t’ju jap ca premtime,
    Të shpresoni për përmirsime.
    Do të kënaqem , dot korruptohem,
    Do të vjedh , do të argëtohem,
    Derisa të pasurohem.
    Që ju të mendoni se do të përparoni,
    Por veq vetën pe mashtroni,
    Se më lart sdo të shkoni.
    Për ju do të vjedh për ju dot këndoj,
    Për ju LDK-në do ta rrëzoj,
    Që të mos mbetet asnjë mbi mua,
    Që ta vrras kend të dua.
    Unë Sejdiut nuk i tutem,
    Kurrë nga qeveria sdo të kputem.
    Do të vjedh do të rri kot,
    Sa të ketë stinë e sa të ketë mot.
    Nëse më shihni duke rrënkuar,
    Mos mendoni se kam mbaruar.
    Se unë paratë n’gjep nuk i shtina,
    Ato i kam ke NLB Prishtina.
    Unë jam kryeministri juaj,
    Kur t’më shohësh perandor më thuaj.
    Se më pëlqen kur populli vuan,
    Pse ca kam fajë unë ? Vetë më votuan.
    Qani,Rrënkoni,Ankohuni,Protestoni
    Nga posti kurrë sdo të më rrëzoni.
    Qohuni të gjithë me kerra e me kuaj,
    Unë prap do të shkoj në Dubaj.
    Po vjedh për shpirtin tim,
    Të blesh BMW sa gëzim .

    Kryeministri Juaj

    lumi

    Numri i postimeve : 18
    Reputation : 0
    Join date : 09/05/2010

    Re: Humor knaqnu tu kesh:)

    Mesazh nga lumi prej Mon May 10, 2010 1:47 pm

    Si cdo kompani ne Kosove qe ofron sherbime te llojllojshme u hap edhe ni kompani e re

    “Kompanija UE-UE”



    E cila ofron sherbime qe nuk I ka ofruar as ni kompani deri me sot “Kompanija UE – UE”

    Dahet ne 3 sektore:



    Sektorin e sherbimeve shtepiake ku ofron keto sherbime:



    Fshim trosha, Vokum uje, Rujm kafe mos mu derdh, Kqyrum filxhana, Shtim turshi, Qelum konzerva, Perkunum fmi, Kallxojme prralla, Sjellum antenna, Hjekum bore, Nxajna mi, Ajrosum dhoma, Mushum fjalekryqa, Qojm n’mengjes per pune, Shetitum qe, Lajna maca, Vjedhum struj,

    E shume e shume sherbime te tjera



    Kompania jone posedon edhe Sektorin e Sherbimeve Urbane ku me ekipin e vete te specializuar ofron keto sherbime:



    Shtym kerr, Nimojm me kput rrugen, Presum n’ren, Livdojme gjin, Bajna tima, Majna qadra, Zajm parkingje, Marrum rroga, Nimojm me ik, Kallxojm shpija

    E shume e shume sherbime te tjera



    Ne poashtu ofrojme sherbime edhe neper fshatra si:



    Rujna dhi, mjelum lop, njellum pula, horrum gardhe, tremum sokola, Gutum breshka, perlajme knojsi, shkunum kumlla dhe shume shume sherbime te cilesis se larte



    Ejani dhe na vizitoni



    Lokalet tona gjenden perball shtepise se re,prapa shtepise se vjeter

    Kompanija UE-UE
    avatar
    albenis'FCB

    Numri i postimeve : 30
    Reputation : 0
    Join date : 28/05/2010

    Re: Humor knaqnu tu kesh:)

    Mesazh nga albenis'FCB prej Sat May 29, 2010 9:57 am

    ` hahahahahhahahahahhahahaha Razz!

    Sponsored content

    Re: Humor knaqnu tu kesh:)

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora është Fri Dec 15, 2017 7:58 pm