fcbarca-ks.tk

Nuk jeni i regjistruar . Atherë regjistrohuni ketu dhe postoni .Faliminderit qe po kaloni kohen e Lir ne forumin toN .

WWW.FCBARCA-KS.TK


    Barcelona ne fest madrid ne vuajtje

    Share
    avatar
    Leo-Krkic
    Admin
    Admin

    Numri i postimeve : 193
    Reputation : 13
    Join date : 03/05/2010
    Location : N`camp Nou

    Barcelona ne fest madrid ne vuajtje

    Mesazh nga Leo-Krkic prej Mon May 17, 2010 9:55 am


    Skuadra e Barcelonës ka arritur të mbrojë titullin në Ligën e Spanjës pas fitorës prej 4-0 ndaj Valadollidit në Camp Nou dhe barazimit të Realit si musafir i Malages.Kjo i ka mundësuar klubit katalan që për herë të dytë rradhazi të shpallet kampion nën drejtimin e Pep Guardiola.

    Edhe pse Barca e filloi vështirë ndeshjën sigurisht duke ndjerë presionin e ndeshjës,arriti ta mbyllte në mënyrën më të mirë.Në 10-të minutat e para të lojës skuadra e Barcelones dukej e hutuar e më pas la skuadrën musafire të krijonte rastet e saja.Gjithsesi klubi më i fortë në botë arriti shpejtë ta merrte vetën dhe të fillonte sulmet e pandalshme të saj.Kështu,goli i parë arriti në minutën e 21-të kur Pedro lëshoi një top në zonë të cilin e devijoi në rrjet për autogol Luis Prieto.

    Goli i dytë ishte një aksion sic i ka hije klubit katalan.Një kombinim mes Messit dhe Alves e disa driblime të "pleshtit magjik" gjetën Pedron e lirë i cili me një goditje të lehtë dërgoi topin në rrjetën e Jakobos,duke dhënë sinjale prej kampioni.

    Barcelona vazhdoi të sulmonte ende por nuk pati më gola në pjesën e parë.Fillimi i pjesës së dytë dukej i qetë.Në minutën e 62-të pas driblimeve të Yaya Toure dhe asistimit të tij,lojtari më i mirë në botë Messi dërgoi topin në rrjetë për të 33-tën herë këtë sezon në La Liga.Edhe goli i dytë erdhi nga asistimi i Toure për Messin i cili u tregua perfekt duke dribluar dy lojtarë kundërshtar dhe duke dërguar topin në rrjetë (min 76-të).

    Gola të tjerë nuk pati dhe kështu Barcelona fitoi trofeun e 20-të në histori të saj me një rekord pikësh gjithsejtë 99.


    _________________


    FCB .Catalonia . Blaugrana
    avatar
    albenis'FCB

    Numri i postimeve : 30
    Reputation : 0
    Join date : 28/05/2010

    Re: Barcelona ne fest madrid ne vuajtje

    Mesazh nga albenis'FCB prej Sat May 29, 2010 11:15 am

    - rri n`vujtje Real a na n`Gzime .! ii meritojm kupat na .Very Happy !

      Ora është Tue Oct 17, 2017 6:51 pm